Mënyra e parë: “E SHTOJ NË SHPORTË” 

Është e domosdoshme të zgjidhni këtë mënyrë kur doni të blini më shumë se një artikull, kur doni të përfitoni nga oferat tona përfshirë përdorimin e kuponave dhe përfitimin e transportit falas mbi një shumë të caktuar blerjesh (nëse AUDIO SHOP e ofron këtë mundësi në kohën që ju po porosisni).

Në këtë rast regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryeni. Regjistrimi kryhet vetëm një herë dhe pastaj, duke qënë tashmë klient i rregjistruar i AUDIO SHOP, thjesht hyni në llogarinë tuaj me anë të fjalëkalimit.

Gjatë rregjistrimit do ju kërkohet, emri, mbiemri, emri i përdoruesit, adresa e Email-it dhe fjalëkalimi që doni të përdorni për t’u identifikuar herët e tjera. Pasi t’i shënoni këto, shtypni butonin rregjistrohu.

Pasi të jeni rregjistruar, plotësoni adresën e dërgimit (ku do ta sjellim porosinë) dhe atë të faturimit, dhe pas kësaj, ju do të jeni klient i AUDIO SHOP me të drejta të plota dhe mund të vazhdoni blerjet.

Zgjidhni produkt-in/et, përcaktoni sasi-në/të që doni dhe shtypni butonin “E SHTOJ NË SHPORTË”.
Në simbolin e shportës (që ndodhet në cepin e djathtë lart të faqes) ju shfaqet një numër që tregon se sa artikuj keni futur në shportë. Në çdo moment duke klikuar tek shporta do t’ju shfaqet përmbajtja e saj.
Nëse vlefta totale e artikujve që keni zgjedhur nuk e kalon atë për të cilën AUDIO SHOP ofron transport FALAS, sipër në të majtë do t’ju shfaqet vlera që ju, po të dëshironi mund ta shtoni në shportë për ta përfituar transportin FALAS.

Kështu përfundon porosia juaj dhe automatikisht në Email-in tuaj do t’ju vijë konfirmimi i kryerjes së porosisë.
Kjo është metoda më e mirë për porosi të produkteve të ndryshme me një dërgesë të vetme. Gjithashtu ju do keni një llogari ku mund të gjeni historikun tuaj të blerjeve për të marrë faturat apo të dhëna të tjera që do ju duhen si dhe do përfitoni nga ofertat tona të vazhdueshme.

Mënyra e dytë: Porosi me SMS, WhatsApp apo nga rrjetet sociale

Nëse e keni vendosur se cilin produkt do të blini dhe doni të porosisni me këtë mënyrë, atëhere:

përshkruani produktin (ose dërgoni foton e tij), sasinë që dëshironi dhe Bashkinë ku ndodheni.

AUDIO SHOP do t’ju konfirmojë koston përfundimtare përfshirë transportin dhe nëse ju do të jeni dakord duhet ta konfirmoni porosinë duke dërguar gjithashtu emër/mbiemër, adresën tuaj të saktë dhe numrin e telefonit.

AUDIO SHOP do t’ju kthejë përgjigje vetëm kur është i disponueshëm Kujdesi i Klientit: nga ora 09:00 – 19:00 gjatë ditëve të javës.

Për këtë mënyrë blerje ka vetëm një mënyrë pagese:
“Paguaj me lekë në dorë në dorëzim”.