Nëse ju dëshironi kthim parash, kthimi i produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri.

Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale, me paketimin dhe ambalazhimin e vetë produktit, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit dhe faturën e blerjes.

Si bëhet kthimi i produktit?

Në fillim na kontaktoni me telefon, WhatsApp, email për kthimin që doni të bëni duke dërguar faturën/kuponin e blerjes, emrin e produktit që doni të ktheni, arsyen e kthimit (nuk ju pëlqeu, nuk e doni më produktin, nuk ishte sipas pritshmërive, kishte problem etj). Vetëm pasi të merni konfirmimin tonë, ju mund ta nisni produktin.

Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht tek Dyqani jonë ose mund ta dërgoni me postë tek adresa jonë: Rruga Frank Bardhi, Rr Dytesore Selite – Kthesa Kombinatit, Tirane.