Si të blej tek AUDIO SHOP ?

Mënyra e parë: “E SHTOJ NË SHPORTË” 

Është e domosdoshme të zgjidhni këtë mënyrë kur doni të blini më shumë se një artikull, kur doni të përfitoni nga oferat tona përfshirë përdorimin e kuponave dhe përfitimin e transportit falas mbi një shumë të caktuar blerjesh (nëse AUDIO SHOP e ofron këtë mundësi në kohën që ju po porosisni).

Në këtë rast regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryeni. Regjistrimi kryhet vetëm një herë dhe pastaj, duke qënë tashmë klient i rregjistruar i AUDIOSHOP, thjesht hyni në llogarinë tuaj me anë të fjalëkalimit. 

Gjatë rregjistrimit do ju kërkohet, emri, mbiemri, emri i përdoruesit, adresa e Email-it dhe fjalëkalimi që doni të përdorni për t’u identifikuar herët e tjera. Pasi t’i shënoni këto, shtypni butonin rregjistrohu.

Pasi të jeni rregjistruar, plotësoni adresën e dërgimit (ku do ta sjellim porosinë) dhe atë të faturimit, dhe pas kësaj, ju do të jeni klient i AUDIO SHOP me të drejta të plota dhe mund të vazhdoni blerjet.

Zgjidhni produkt-in/et, përcaktoni sasi-në/të që doni dhe shtypni butonin “E SHTOJ NË SHPORTË”.
Në simbolin e shportës (që ndodhet në cepin e djathtë lart të faqes) ju shfaqet një numër që tregon se sa artikuj keni futur në shportë. Në çdo moment duke klikuar tek shporta do t’ju shfaqet përmbajtja e saj.
Nëse vlefta totale e artikujve që keni zgjedhur nuk e kalon atë për të cilën AUDIOSHOP ofron transport FALAS, sipër në të majtë do t’ju shfaqet vlera që ju, po të dëshironi mund ta shtoni në shportë për ta përfituar transportin FALAS.

Kështu përfundon porosia juaj dhe automatikisht në Email-in tuaj do t’ju vijë konfirmimi i kryerjes së porosisë.
Kjo është metoda më e mirë për porosi të produkteve të ndryshme me një dërgesë të vetme. Gjithashtu ju do keni një llogari ku mund të gjeni historikun tuaj të blerjeve për të marrë faturat apo të dhëna të tjera që do ju duhen si dhe do përfitoni nga ofertat tona të vazhdueshme.

Mënyra e dytë: Porosi me SMS, WhatsApp apo nga rrjetet sociale

Nëse e keni vendosur se cilin produkt do të blini dhe doni të porosisni me këtë mënyrë, atëhere:

përshkruani produktin (ose dërgoni foton e tij), sasinë që dëshironi dhe Bashkinë ku ndodheni.

AUDIOSHOP do t’ju konfirmojë koston përfundimtare përfshirë transportin dhe nëse ju do të jeni dakord duhet ta konfirmoni porosinë duke dërguar gjithashtu emër/mbiemër, adresën tuaj të saktë dhe numrin e telefonit.

AUDIOSHOP do t’ju kthejë përgjigje vetëm kur është i disponueshëm Kujdesi i Klientit: nga ora 09:00 – 19:00 gjatë ditëve të javës.

Për këtë mënyrë blerje ka vetëm një mënyrë pagese:
“Paguaj me lekë në dorë në dorëzim”.

A mund ta kthej produktin?

Nëse ju dëshironi kthim parash, kthimi i produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri. Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale, me paketimin dhe ambalazhimin e vetë produktit, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit dhe faturën e blerjes.

Si bëhet kthimi i produktit? 

Në fillim na kontaktoni me telefon, WhatsApp, email për kthimin që doni të bëni duke dërguar faturën/kuponin e blerjes, emrin e produktit që doni të ktheni, arsyen e kthimit (nuk ju pëlqeu, nuk e doni më produktin, nuk ishte sipas pritshmërive, kishte problem etj). Vetëm pasi të merni konfirmimin tonë, ju mund ta nisni produktin. Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht tek Dyqani jonë ose mund ta dërgoni me postë tek adresa jonë: Rruga Frank Bardhi, Rr Dytesore Selite – Kthesa Kombinatit, Tirane

Sa kushton transporti?

Rrjeti jonë i operimit on-line, ofron transportin më të shpejt dhe më pak të kushtueshëm në vend, duke lënë pas çdo konkurrent. Ne ofrojmë suport për të gjithë konsumatorët. Për çdo porosi, kërkesë, sugjerim, apo pyetje, ne do të bejmë të pamundurën të përgjigjemi në kohë reale. Në rastet më të vona, përgjigjet do të kthehen brenda 24 orëve.

Dorëzimi i produktit të porositur sipas kërkesës suaj bëhet përmes regjistrimit të pagesës suaj. Dorëzimi i produktit është i mundur, në të gjtha qytetet e Republikës së Shqiperisë. 

Dorëzimi i produktit të porositur brenda Tiranës bëhet brenda 24 oreve.

Për qytetet e tjera produkti dorëzohet brënda 72 orëve te klienti.

  • Për çdo porosi mbi vlerën 5000 Lek, transporti do të jetë falas në të gjtha qytetet e Republikës së Shqiperisë.
  • Brenda Tiranës, për çdo porosi nën vlerën 5000 Lek, transporti do të tarifohet në vlerën 200 Lek.
  • Në të gjitha qytetet e tjera, për çdo porosi nën vlerën 5000 Lek, transporti do të tarifohet në vlerën 300 Lek.

Si mund të paguaj?

Mënyrat e pagesës të mundësuara nga AUDIO SHOP janë disa:

  • Paguaj me lekë në dorë në dorëzim

Paratë i dorëzohen korrierit në momentin që merni porosinë.

  • Me transfertë bankare

Gjatë proçesit të blerjes, nëse zgjidhni këtë mënyrë, do ju shfaqet llogaria bankare në Lekë në Banken Raiffeisen në emër të SPECTRUM sh.p.k. Kështu ç’do pagesë e depozituar në këtë llogari, është e sigurtë dhe ju keni të drejtën ta rimerni shumën e paguar nëse ne nuk plotësojmë kushtet dhe premtimet që ju japim.

EMRI I BANKES IBAN Lekë: AL67 2021 1123 0000 0000 3132 8731

Nr. Llogarie Lekë: 0031328731