Këto Terma dhe Kushte janë të rëndësishme për Ju dhe për AUDIO SHOP pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ blerës si dhe të drejtat tona si shitës.
Termat dhe Kushtet e Përgjithëshme të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktore ndërmjet “Klientit” (referuar në këtë faqe edhe si “Ju” ose “Përdoruesi” ose “Blerësi”) që dëshiron të kryejë porosi / blerje nëpërmjet faqes së internetit www.spectrum.al ( referuar në këtë faqe edhe si “Ne”, “faqe / website” ose “Shitësi”), që i përket kompanisë me NIPT: L72407001I
Ne e konsiderojmë të mirëqënë se para konfirmimit të porosisë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva Kushtet tona të Përgjithëshme për blerje në rrugë elektronike.
- Produktet
Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të AUDIO SHOP. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet e vendosura nё kёtё faqe është i qartё dhe i saktë. Klienti duhet t’i përdorё produktet e blera sipas udhëzimeve të përdorimit.
Blerjet nё Internet ndryshojnё nga blerjet në dyqan. Klienti duhet të jetë në dijeni për ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Jemi pёrpjekur qё produktet tё paraqiten me fotografi sa mё reale por megjithatё kёto fotografi ilustruese, në mbështetje të tekstit, nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet AUDIO SHOP dhe Klientit. AUDIO SHOP nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.
AUDIO SHOP nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon gjendjes në magazinë në ditën e mëparëshme të punës. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, AUDIO SHOP do të informojë Klientin në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, sa më shpejt por në çdo rast brenda 48 orë pune nga momenti i konfirmimit të porosisë.
AUDIO SHOP ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.
- Kryerja e porosisë
Për të kryer porosi/blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar. Klienti ndjek procedurën e përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produkt-in/et e porositur dhe vleftёn totale pёrfshirё koston e transportit.
Për kryerjen e porosisë, Klienti duhet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të AUDIO SHOP, Klienti duhet të japë të dhënat që i kërkohen si dhe të caktojë fjalëkalimin e tij. AUDIO SHOP do t’i menaxhojë të dhënat personale të Klientit sipas Politikave të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi.
Pjesë e procedurave për të hapur një llogari tek audioshop.al është vendosja e një fjalëkalimi. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti. Atij i rekomandohet të zgjedhi një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë dhe gjithashtu të dali nga llogaria e tij në fund të çdo sesioni. Në rast se klienti e harron fjalëkalimin e tij, ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit. Nëse klienti mendon se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia e tij që të njoftojë menjëherë në mënyrë që ta ndryshojë fjalëkalimin.
Për çdo vizitë në faqen e internetit, Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit/Email-it dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Informacionet e regjistruara nga sistemi i AUDIO SHOP shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet AUDIO SHOP dhe Klientit.
- Çmimet
Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të AUDIO SHOP janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe janë çmimet me TVSH . Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit nëse nuk është përcaktuar se transporti ofrohet Falas. Këto kosto i shtohen nëntotalit (vleftës që del në funksion të sasisë së produkteve dhe çmimit të tyre) dhe janë në varësi të vendndodhjes së Klientit.
Vlefta totale që do të shfaqet në faqen e internetit pasi Klienti të ketë plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë shuma e vetme që Klienti do të duhet të paguajë me mënyrën e pagesës që ai vetë ka zgjedhur. Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, AUDIO SHOP do t’ia njoftojë gabimin Klientit dhe do të anullojë porosinë e produktit apo produkteve përkatëse.
AUDIO SHOP ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë dhe pa paralajmërim por si rregull në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas konfirmimit të porosisë nga ana Klientit. Për çdo dërgesë, kur Klient ka porositur nga llogaria e tij, krijohet fatura përkatëse e cila mund të printohet nga Klienti nga faqja e internetit e AUDIO SHOP.
- Kostot e dërgimit
Për dërgimin e produkteve të blera në rrugë elektronike në adresën e Klientit, kostot e dërgimit përfshijnë: kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit. Kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të peshës totale të porosisë, të përmasave të produkteve dhe të vendndodhjes së Klientit. Kostot e dërgimit të produkteve përcaktohen gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të AUDIO SHOP.
Kostot e trajtimit të porosisë janë fikse dhe përfshijnë kostot e përgatitjes së porosisë, paketimin, ambalazhimin që garanton transportin e sigurtë deri në adresën e Klientit. Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostove të dërgesës (trajtimit dhe transportit) të cilat i shtohen vleftës së produkteve të porositura.
- Konfirmimi i porosisë
Pas kryerjes së porosisë nga llogaria e tij, AUDIO SHOP i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Klienti do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin, vleftën totale dhe numrin e porosisë.
Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga AUDIO SHOP.
Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit. Për porosi të veçanta, AUDIO SHOP ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Klienti. Në këtë rast, Klienti njoftohet nëpërmjet një email-i për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij.
Porosia e Klientit mund të anullohet nga AUDIO SHOP për çdo lloj arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë dhe AUDIO SHOP informon Klientin.
- Kryerja e pagesës
Klienti do ta kryejё pagesёn e vleftёs totale sipas mёnyrёs qё ai ka zgjedhur pra ose në rrugë elektronike në faqen e internetit www.audioshop.al në momentin e kryerjes së porosisë, ose me transfertë bankare ose me lekё nё dorё në momentin e marjes në dorëzim të porosisë.
AUDIO SHOP rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet deri në kryerjen e pagesës së plotë të vleftës totale nga Klienti.
- E drejta e autorit
Të gjitha dizenjot, tekstet, grafikat, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive të kompanisë tonë dhe mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Klientit i jepet leja për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe printime të elementëve të kësaj faqeje për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një ndihmë për blerje.
Çdo përdorim tjetër i materialeve të faqes spectrum.al, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera nga ato që përmendëm më lart si edhe modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.
- Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale
Të dhënat tuaja personale janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj.
Duke u regjistruar në faqen www.audioshop.al, ju pranoni të na jepni informacione të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me Termat dhe Kushtet e Përgjithëshme të AUDIO SHOP.
Ju keni të drejtën e përherëshme për të aksesuar, modifikuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te AUDIO SHOP për të ditur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
- Komentet e Përdoruesve
Çdo mendim/koment i lënë në faqen www.audioshop.al nga klientët/përdoruesit mbikqyret dhe mund të modifikohet nga AUDIO SHOP. Nëse komentet shkelin legjislacionin në fuqi ose janë të papërshtatëshme (publicitet abuziv, ofendime, shpifje, komente jashtë tematikës së faqes etj.), AUDIO SHOP rezervon të drejtën ti fshijë ose modifikojë ato.
- Detyrimet
Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me Kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një porosi/blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që është publikuar në këtë faqe.